Shëndetësi

Vetmia dëmton shëndetin po aq sa konsumimi i 15 cigareve në ditë

Me siguri ju jeni ndjerë të vetmuar në një moment të jetës tuaj. Edhe pse e dini se keni miq dhe njerëz që kujdesen për ju, mund të ndiheni sikur nuk ka njeri që ju kupton. Wikipedia thotë se “Vetmia përshkruhet gjithashtu si një mekanizëm psikologjik që i motivon individët të kërkojnë lidhje shoqërore. Shpesh shoqërohet me mungesë të padëshiruar lidhjeje dhe intimiteti. Si emocion, mund të ndihet edhe kur jeni i rrethuar nga njerëz të tjerë. Shkaqet e vetmisë janë të ndryshme. Ato përfshijnë faktorë social, psikologjik, emocional dhe mjedisor”.

Vetmia ndikon në shëndetin fizik por edhe atë mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka etiketuar atë si një epidemi, ndërsa studimet kanë treguar se dëmi që shkakton është saktësisht i njëjtë me pirjen e 15 cigareve në ditë.

Drejtuesi i studimit, Vivek Murthy, thekson se ky është një problem që prek të gjitha grupmoshat, shoqërohet me rritje të shkallës së depresionit, ankthit dhe prirjeve për vetëvrasje, ndërsa në një nivel thjesht fizik rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, demencë, sulm në zemër dhe vdekje të parakohshme. “Ka qenë madje e lidhur me shërimin më të ngadalshëm dhe/ose më të dobët të plagëve”, vëren ai.