Lajme

U përfol për krizë me Dagz, Einxhel i vë “vulën” thashethemeve

Prej disa javësh, Dagz dhe Einxhel po përfliten për një ‘krisje’ në çift.

Shkas për këtë u bë mungesa e urimit nga Einxhel në 32-vjetorin e DJ-it.

Moderatorja nuk u pa as në fotot tjera familjare duke bërë që të ‘vërshojnë’ me të madhe lajmet me hipoteza nga më të ndryshmet.

Por, ato i ka shuar si një zjarrfikëse Einxhel ditën e djeshme.

Ajo është shfaqur në prag të performancës së djemve në Sunny Hill direkt nga festivali.

‘Jemi gati’, është shprehur ajo duke konfirmuar që do jetë krah personit të zemrës sonte.