ShowBizzz

Zbulohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor

Shkaku i saktë i vdekjes së këngëtares irlandeze Sinead O’Connor u zbulua një vit pas ndarjes së saj nga jeta.

Sipas mediave ndërkombëtare, vdekja ishte pasojë e sëmundjes ‘pulmonare obstruktive kronike’ dhe astmës e ndjekur nga një rënie e sistemit imunitar për shkak të një infeksioni respirator.

Këngëtarja vdiq në Londër në vitin 2023, dhe certifikata e vdekjes së saj, ishte firmosur nga ish-bashkëshorti i saj John Reynolds.

Kur policia e Londrës shkoi në banesën ku u gjet trupi dhe konstatoi se ishte Sinead O’Connor, ata deklaruan se vdekja e këngëtares nuk ishte e dyshimtë.

Ajo ishte më e njohur për këngën “Nothing Compares 2 U”, e cila kryesonte listat në mbarë botën, kujton New York Post.

O’Connor ka nxjerrë 10 albume në studio, i dyti prej të cilëve, “I Do Not Want What I Haven’t Got”, i publikuar në mars 1990, ka shitur më shumë se shtatë milionë kopje.

Ajo lindi në Dublin në vitin 1966 dhe la nënën e saj në moshën 13-vjeçare për të jetuar me të atin, i cili ishte rimartuar. Për shkak të vjedhjes, ajo përfundoi në një institucion riedukimi, të cilin e quajti edhe burg për vajza.

Ajo la pas tre fëmijë, Jake Reynolds, Roisin Waters dhe Joshua Bonadio./abcnews.al