Kemi të reja nga çështja më e nxehtë e momentit: historia e Lamine Yamal dhe Alex Padilla.
Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër. Pasi videoja shkaktoi furtunë në rrjet teksa u vu re se ajo dhe Lamine nuk ndiqeshin më në Instagram dhe raporti i tyre sido të ketë qenë romantik a miqësor ka marrë fund.
Mirëpo, gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër. Tani në rrjet po qarkullojnë disa video që tregojnë se në fakt Alex nuk ishte ulur në prehrin e asnjë djali, por në një karrige midis.
Edhe vetë ajo pretendon diçka të tillë duke komentuar në një faqe që kishte shpërndarë postimin:
“Unë nuk jam ulur në prehrin e askujt, unë thjesht isha ulur në një stol në mes.”
Alex ka qenë subjekt i shumë akuzave për tradhëti pas publikimit të videos e ndonëse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë për t’ia atribuar asaj videoje shkakun e ndarjes së mundshme të Lamine dhe Alex, është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur mes tyre prapa skenave.
Ndërkohë, Yamal ka filluar të ndjekë një modele ruse të quajtur Alisa përpara se të Alex nga Instagrami. Tashmë fansat kanë vënë re se Lamine e kishte ndjekur modelen në faqen e tij të verifikuar në Instagram, madje kishte lënë një “like” në një nga postimet e saj të fundit. Edhe Alisa, e cila mësohet se është në Spanjë, e ndjek futbollistin.