Bota

Trump kritikon ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike: E turpshme

Donald Trump ka kritikuar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të javës së kaluar në Paris, duke e përshkruar atë si “të turpshme”.

“Mendova se ceremonia e hapjes ishte një turp, në fakt. Ishte e turpshme”, tha ish presidenit për Fox.

Trump shtoi: “Ne nuk do të kemi një Darkë të Fundit siç e portretizuan ata (francezët). M’u duk e tmerrshme. Shiko, unë jam shumë mendje-hapur, por mendova se ajo që ata bënë ishte një turp”.

Organiatorët e Lojërave Olimpike kanë kërkuar falje pas kritikave në rrjet për ceremoninë hapëse se ishte tallje për të krishterët.

“Darka e Fundit nuk ishte frymëzimi im për skenën me drag queens në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Mendoj se ishte e qartë se bëhej fjalë për Dionisin që shtrihej në tavolinë në një festë të madhe pagane, që lidhet me perënditë olimpike, Olimpin, shpirtin olimpik.”

Nga ana tjetër, organizatorët e lojërave u shprehën: “Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkojmë falje!”.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost