Lajme

Pse gratë tradhtojnë? Studimi zbulon të vërtetën

Burrat priren të tradhtojnë më shumë, por edhe gratë nuk janë imune ndaj tradhtisë dhe një studim i ri pretendon se e di arsyen.

Studiuesit kanë zbuluar se femrat tradhtojnë sepse duan “gjene të mira” për pasardhësit e tyre, e njohur si “teoria e çiftëzimit të dyfishtë”.

Gratë priren të kërkojnë partnerë më tërheqës për materialin e tyre gjenetik, por qëndrojnë me një bashkëshort afatgjatë që do të ishte një prind më i mirë. Megjithatë, disa pjesëmarrës në studim raportuan se u larguan nga partneri i tyre aktual nga mërzia.

Studimi u krye nga studiues australianë dhe britanikë, të cilët anketuan 254 persona heteroseksualë, 116 prej të cilëve ishin gra, dhe u kërkuan atyre të masin tërheqjen e tyre fizike, personale dhe prindërore për të dy partnerët.

Studimi, i botuar në revistën “Evolution and Human Behavior”, zbuloi se gratë e renditnin tërheqjen fizike të të dashurit të tyre si 1.93 pikë më lart sesa burrin, ndërsa tërheqja prindërore ishte 3.33 pikë më e ulët.

Gjetjet e tyre mbështetën atë që quhet teoria e çiftëzimit të dyfishtë, ku gratë tradhtojnë për të marrë “gjene të mira” për pasardhësit e tyre, ndërsa mbështeten në partnerët e tyre kryesorë për të qenë bashkëprindër të mirë.

Megjithatë, studiuesit raportuan se ata nuk gjetën prova që pjesëmarrësit preferonin të dashurin para bashkëshortit të tyre afatgjatë.

“Pabesia është një taktikë që i shërben një sërë strategjish koherente nga ana evolucionare, duke përfshirë marrjen e burimeve shtesë, kalimin në një bashkëshort të ri primar dhe, veçanërisht në studimin tonë, marrjen e përfitimeve gjenetike për pasardhësit. Megjithatë, ndërsa njerëzit evoluan për të tradhtuar, kjo nuk do të thotë që ne duhet të tradhtojmë dhe shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë”, thonë autorët e studimit.

Studiuesit raportuan se disa gra thanë se tradhtuan sepse ishin “të mërzitura”, duke sugjeruar një nxitje për partnerë dhe përvoja të reja seksuale ose romantike dhe të tjera thanë se donin të hakmerreshin si përgjigje ndaj tradhtisë së partnerit të tyre për të ruajtur një ndjenjë drejtësie dhe ekuilibri në marrëdhënie.

Një numër i konsiderueshëm i grave përmendën se ishin të pakënaqura me marrëdhënien e tyre duke përfshirë përjetimin e ndjenjave të neglizhencës, pakënaqësisë dhe mungesës së mbështetjes emocionale.