Vijon ende zjarri në Shëngjin, ku është e pamundur vënia nën kontroll e tij dhe lokalizimi i flakëve për shkak të erës që fryn.
Situata te Rana e Hedhun është përkeqësuar gjatë natës pasi vatra e zjarrit u riaktivizua dhe u zgjerua më shumë.
Gjendja paraqitet kritike për biznesat dhe banesat pranë, ndërsa turistët dhe banorët janë evakuuar.