Shëndetësi

Parazitët e Zorrëve: Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimet Natyrale nga Hysni Dankshi

Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ

Ndër parazitët e zorrëve që takohen më shpesh te njeriu janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si tek të vegjlit, ashtu edhe tek të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës.

Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve.

Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizmin e tyre parazitët, që nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.

Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara.

Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet dhe zarzavatet e palara mirë, uji i pijshëm etj.

Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve.

Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve: askaridoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj. Parazitët janë të shumëllojshëm.

Ata janë të vegjël, që mezi shihen në mikroskop, deri tek shirit i derrit dhe i kaut që variojnë nga 8-12 m i gjatë.

Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.

19 gr hudhër qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza).

Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë.

Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

Merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë.