LifeStyle

Keni metabolizëm të shpejtë apo të ngadaltë? Ja si ta dalloni

Shpesh dëgjojmë të përflitet për llojet e metabolizmit, atë të shpejtë dhe të ngadaltë. Por a e dini se çfarë janë ato në të vërtetë? Cili është roli që luajnë dhe cilat janë dallimet midis tyre?

Çfarë është metabolizmi i shpejtë?

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që substancat ushqimore shpërbëhen shpejt për të siguruar energji të mjaftueshme që qelizat ta përdorin për të kryer punë.

Ky është procesi me anë të të cilit makromolekulat biologjike si sheqernat zbërthehen për të lëshuar energji përmes një sërë reaksionesh enzimatike.

Pse njerëzit mund të kenë një metabolizëm të shpejtë

Njerëzit mund të kenë një metabolizëm të shpejtë për shkak të gjenetikës së tyre.

Disa ilaçe stimuluese mund të përshpejtojnë metabolizmin e një personi, sepse ato përshpejtojnë sistemin nervor. Por ato janë shumë të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe njerëzit shpesh harrojnë të hanë ose të flenë.

Problemet shëndetësore që mund të shkaktojë një metabolizëm i shpejtë

Një normë jashtëzakonisht e shpejtë metabolike mund të jetë gjithashtu një shenjë e një lloj anormaliteti fizik si hipertiroidizmi.

Hipertiroidizmi është gjendja në të cilën sekretohen shumë hormone tiroidale duke shkaktuar një rritje të shkallës metabolike.

Shenjat e një metabolizmi të shpejtë

Kjo shfaqet me shenja të caktuara si nervozizëm, rrahje të parregullta dhe të shpejta të zemrës dhe humbje peshe.

Çfarë është metabolizmi i ngadaltë?

Një metabolizëm i ngadaltë do të thotë që substancat shpërbëhen ngadalë për të siguruar energji për qelizat.

Pse njerëzit mund të kenë një metabolizëm të ngadaltë

Shumë faktorë ndikojnë në shkallën metabolike të një personi dhe një prej tyre është thjesht plakja.

Në përgjithësi, metabolizmi i një personi ngadalësohet me kalimin e moshës. Kjo është një arsye pse shumë njerëz fillojnë të fitojnë më shumë peshë pas moshës 40 vjeçare.

Ndryshimet hormonale mund të jenë gjithashtu një tjetër arsye për një metabolizëm të ngadaltë, dhe në disa raste, këto ndryshime janë normale siç ndodh me menopauzën.

Një ritëm i ngadaltë i metabolizmit mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente të tilla si ato kundër konvulsioneve.

Problemet shëndetësore që mund të shkaktojnë një metabolizëm i ngadaltë
Në disa raste, një gjendje patologjike mund të jetë shkaku i një metabolizmi  jashtëzakonisht të ngadaltë.

Nëse gjendra juaj tiroide prodhon shumë pak hormone, ky është një problem shëndetësor që shkakton ngadalësim të metabolizmit. Kjo gjendje quhet ndryshe hipotiroidizëm.

Sindroma e Cushing-ut është një sëmundje tjetër që mund të shkaktojë një ritëm metabolik jashtëzakonisht të ngadaltë sepse ndikon tek hormonet në trup.

Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë

Simptoma më e dukshme e një metabolizmi të ngadaltë është se personi shton peshë, por gjithashtu mund të ndjehet i ngadalësuar dhe flokët mund të bëhen të brishtë dhe të thatë.

Një person me një metabolizëm shumë të ngadaltë jo vetëm që shton peshë, por gjithashtu shpesh ndihet i ngadalësuar dhe i plogësht.

Cilat janë ndryshimet midis tyre

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë se shkalla me të cilën molekulat shpërbëhen në trup për të siguruar energji është e shpejtë.

Një metabolizëm i ngadaltë është e kundërta e metabolizmit të shpejtë.

Gjenetika dhe ilaçet mund të ndikojnë në shkallën metabolike të njeriut, me stimulues që përshpejtojnë metabolizmin ose e ngadalësojnë atë.

Problemet shëndetësore që lidhen me gjëndrën tiroide gjithashtu ndikojnë në normat metabolike të njerëzve./AgroWeb.org