ShowBizzz

Ronaldo është martuar në fshehtësi me Georgina Rodriguez? Ky është detaji që shtoi dyshimet!

Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se ai dhe e dashura e tij prej kohësh Georgina Rodriguez janë martuar.

Ylli 39-vjeçar e bëri deklaratën për partneren gjatë një videoje stërvitjeje për markën e tij të fitnesit, Whoop, e cila u shpërnda në Instagramin e kompanisë më 29 korrik.

Gjatë intervistës në palestrën e shtëpisë së tij, ai ndau disa nga gjërat që bën në kohën e lirë.

Image
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

“Gjëja më e rëndësishme është se nuk është ajo që bëni, por duhet të bëni”, tha ai. “Kur nuk jam duke u stërvitur në klub, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi sepse mund ta shtyj atë dhe ajo mund të më shtyjë mua”.

Në komentet e videos në Instagram, e cila ka më shumë se 529 mijë pëlqime, shumë fansa vazhduan të pyesin nëse atleti po i referohet Rodriguez si gruaja e tij, sepse u martua.

“A tha gruaja ime? A janë martuar tani fshehurazi?”, shkroi një përdorues i Instagramit.

“Ai tha gruaja ime, olalaaa”, tha tjetri.

Ronaldo ka ndarë më parë mendimet e tij rreth martesës me Rodriguez, me të cilin është në lidhje që nga viti 2017.

Ata kanë bashkë dy fëmijë, një vajza Alana dhe një tjetër Bella që erdhi në jetë në 2022.