Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk e fsheh më dashurinë e saj për partnerin Callum Turner. Këngëtarja e njohur, e cila është në një lidhje me aktorin britanik që nga fillimi i vitit, e mori me vete në Kosovë për Festivalin Sunny Hill.
Kështu edhe këtë vit, Dua Lipa dhe mijëra të pranishmit u argëtuan në festivalin muzikor për 4 ditë me radhë. Dua ka kapur momente nga Sunny Hill dhe i ka ndarë me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Nga flamujt e deri tek simboli i shqiponjës me duar, Dua ka treguar çdo moment nga festa e madhe ku ndër të tjera ishin ftuar edhe shumë këngëtarë shqiptarë me kryesoren Bebe Rexhën.