Hailey Bieber është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber. Modelja dhe themeluesja e kujdesit të lëkurës ‘Rhode’ ka folur shumë për mënyrën sesi prindërit e saj, Stephen dhe Kennya Baldwin, ndikuan në besimet e saj rreth martesës me martesën e tyre prej më shumë se tre dekadash.
Ajo gjithashtu tha për revistën W në korrik se si e rritur ka marrë pak më shumë hapësirë prej tyre dhe se së fundmi ka preferuar të rrijë pak më e distancuar nga familja për ta kaluar periudhën e shtatzënisë si individ i rritur. Ajo shpjegoi pse, duke thënë: “Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës sime, sepse ndihem sikur jam shumë e pavarur. Unë jam individi im tani dhe kam ndërtuar familjen time. Por kur shikoj prapa në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të bukura.”
Babai i Hailey, Stephen Baldwin është një aktor nga një familje aktorësh, duke përfshirë vëllezërit e tij Alec, William dhe Daniel. Ata gjithashtu kanë dy motra, Elizabeth, e cila drejton organizatën jofitimprurëse të kërkimit të kancerit, ‘The Baldwin Foundation, dhe Jane’.
bal