Ella Emhoff është vajza e burrit të Kamala Harris, Zotërisë së Parë të mundshëm të Amerikës, Doug Emhoff.
Pas shkollës së mesme, Ella studioi në Parsons School of Design në Nju Jork, dhe u diplomua në artet e bukura. Pas një karriere të shkurtër si modele – ajo modeloi për marka shumë të rëndësishme – iu përkushtua menaxhimit të markës së saj të pavarur të trikotazheve.
E njohur për stilin e saj të çuditshëm, qoftë në një ngjarje institucionale apo Met Gala, Ella ndiqet nga mbi 300 mijë ndjekës në Instagram dhe një numër të madh ndjekësish i ka nga radhët e Gen Z, që zënë një peshë të rëndësishëm në votimin e 5 nëntorit.
/tiranapost