Lajme

Skandali në aeroport me presidenten Vjosa Osmani, reagon Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka dhënë versionin e saj në lidhje me incidentit që ndodhi me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Në njoftim thuhet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Vjosa Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur iu kërkua që të kalonte celularin në skaner, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

“Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Brendshme e RMV-së bën të ditur po ashtu, se menjëherë pas incidentit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale po merr masa për zbardhjen e rastit.