Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie, ka deklaruar sot Benjamin Netanyahu.
Në komentet e bëra sot, udhëheqësi izraelit tha: “Izraeli është shumë i përgatitur për çdo skenar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të kërkojmë një çmim shumë të rëndë për çdo akt agresioni kundër nesh nga çdo arenë.”
Komentet vijnë mes pritjeve në rritje se Irani ose aleatët e tij do të hakmerren për vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit këtë javë.
Përmes bombardimeve në Bejrut të Libanit Izraelit arriti të vriste kreun politik të Hamasit, ndërsa ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj komandantëve të Hezbollahut.