Aktivistja dhe gazetarja e njohur Zana Avdiu në një interviste në T7 tek emisioni ‘Era verë’ ka treguar gjerë e gjatë për jetën e saj.
Gjithashtu nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese ku ajo është përgjigjur duke treguar detaje nga jeta e saj.
A do të bëjë dasëm, Zana është shprehur se “Nuk do të bëj dasëm, nuk e kam ëndërr të veshë fustanin e bardhë, çdo element shtypës e gjen te dasma, sidomos te ne. Unë nuk shkoj as në dasma kur më thirrin”.
Mes tjerash ajo theksoi “Nuk jam kundër martesës, zgjedhja është e secilit”.