Një 15-vjeçare në Greqi ka akuzuar ish-partnerin e saj për përdhunim.
Autoritetet policore të Ilisë po shqyrtojnë denoncimin e 15-vjeçares e cila pretendon se ka qenë viktimë e përdhunimit nga ish-partneri i saj 19-vjeçar.
Vajza pretendon se ish-partneri i saj shqiptar e ka abuzuar seksualisht duke e dhunuar të martën e kaluar në fshatin Ilia.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.