Gruaja e Kanye West vazhdon me veshjet e saj tejet provokuese teksa ecte nëpër Beverly Hills në Los Angeles në një dalje për pazar pa shoqërinë e reperit të famshëm.
Marrëdhënia e Bianca Censorit me West është diskutuar shumë nga publiku, veçanërisht lloji i veshjeve që ajo zgjedh, duke i lënë pak vend imagjinatës, gjë e cila duket preferohet nga burri i saj.
29-vjeçarja kishte zgjedhur veshje të së njëjtës linjë edhe në Kaliforni më 1 gusht. Fustani ishte aq i tejdukshëm sa tangat që ajo kishte veshur ishte e qartë për të gjithë sytë e vëmendshëm teksa tregoi edhe njëherë para publikut asetet e saj.
“Njerëzit po ngatërrojnë krijimtarinë e Biancës”, tha një burim i brendshëm për “PageSix” për qasjen unike të Censorit ndaj modës. “Ajo ka një personalitet fenomenal. Një aktore fenomenale, që mund të argëtojë publikun. Ajo është një artiste e performancës. Bianca është po aq interpretuese sa edhe Ye.”
Galeria fotografike
bal