Dy ish-konkurrentet e “BBV3” Françeska Murati dhe Sara Gjordeni ishin pjesë e jurisë së “She’s On Top”.
Siç e dimë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së “BBV” nuk ka qenë e mirë dhe gjatë një bisede virtuale me ndjekësit duket se Françeska është vënë paksa në “siklet” nga njv ndjekës i saj. Ky i fundit e ka pyetur se si e ka duruar Sarën në “SOT”.
Epo Françeska s’ia lë njeriu mangut kështu që dhe kësaj here i është përgjigjur ndjekësit duke i thënë:
“Nëse prisni që do e shaj, nuk ka për të ndodhur. Big-u ka mbaruar dhe jeta vazhdon në realitet. Çdo gjë në “SOT’ ka qenë super profesionale nga të dyja anët, vibe në juri ka qenë shumë pozitiv dhe kam shijuar çdo puntat me të gjithë stafin.”