Ka shumë gjasa që pak njerëz e dinë porosinë tuaj të preferuar të kafesë, emrin e kafshës suaj të parë, frikën më të madhe dhe se si do t’i shpenzonit 1 milion dollarë. Ju mund të mos i dini të gjitha këto informacione as për veten tuaj. Por të bëni pyetje për jetën tuaj të dashurve tuaj mund të jetë një mënyrë argëtuese për të kaluar kohën (dhe për të zbuluar sa mirë ju njohin).
Pyetje rreth interesave
1. Cili është libri im i preferuar?
2. Cili është filmi im i preferuar?
3. Kush është aktori/aktorja ime e preferuar?
4. Cila është banda ime e preferuar?
5. Cila është kënga ime e preferuar?
6. Cila është marka ime e preferuar e rrobave?
7. Si do e përshkruaje stilin tim?
8. Çfarë më pëlqen të bëj në kohën e lirë?
9. Cili është destinacioni im i preferuar për udhëtime?
10. Cila është porosia ime e preferuar e kafesë?
11. Cili është ushqimi im i preferuar?
12. Cili është ushqimi që më pëlqen më pak?
13. A preferoj të gatuaj në shtëpi apo të dal për të ngrënë jashtë?
14. Cila ishte dega ime e universitetit?
15. A më pëlqen puna ime?
16. Nëse do të mund të kisha vetëm një profesion, cili do të ishte ai?
17. Cilat cilësi nuk më pëlqejnë tek të tjerët?
18. Cilat cilësi i admiroj tek të tjerët?
19. Cilat janë metodat e mia të preferuara për kujdesin ndaj vetes?
20. Cila është stina ime e preferuar?
21. A preferoj ditët me diell apo me shi?
Pyetje pak më ‘serioze’
1. Çfarë keqkuptojnë zakonisht njerëzit në lidhje me mua?
2. Sa mirë ndihem i/e kuptuar nga njerëzit?
3. Cilat janë frikërat e mia më të mëdha?
4. Cilat janë ëndrrat e mia më të mëdha?
5. Nëse do të kisha 1 milion dollarë, si do t’i shpenzoja?
6. Cilat janë mendimet e mia për kuptimin e jetës?
7. Cilat janë besimet e mia shpirtërore dhe/ose fetare?
8. A jam realist/e, optimist/e apo pesimist/e?
9. Cila ishte një pikë e rëndësishme kthese në jetën time?
10. Cila është gjëja më e rëndësishme që kam bërë deri tani në jetë?
11. A dua të kem fëmijë?
12. Në një shkallë nga 1-10, si do e vlerësoja lumturinë time?
13. A kërkoj falje kur është e nevojshme?
14. Kur ndihem më i/e gjallë?
15. Cila është diçka që di për mua që të tjerët nuk e dinë?
16. A marr përgjegjësi për veprimet e mia?
17. A jam person i besueshëm?
Pyetje rreth personalitetit
1. A jam introvert/e, ekstrovert/e apo ambivert/e?
2. A jam më shumë kërkues/e i/e vëmendjes apo më pëlqen të jem në sfond?
3. Cili është tipi im i personalitetit?
4. Cilat cilësi të personalitetit tim i pëlqejnë më shumë njerëzit?
5. Çfarë më pëlqen më shumë për veten time?
6. Për çfarë mendoj më shumë?
7. A jam një person që përpiqet të kënaqë të tjerët?
8. Cila është shenja ime astrologjike?
9. Me çfarë lloj sfidash përballem çdo ditë?
10. Cilat janë gjërat që më shqetësojnë më shumë?
11. Cilat janë pikëpamjet e mia politike?
12. A do të preferoja të isha i/e famshme?
Pyetje rreth fëmijërisë
1. Ku jam rritur?
2. A kisha ndonjë kafshë kur isha fëmijë?
3. Cilat ishin emrat e kafshëve të mia të fëmijërisë?
4. Çfarë doja të bëhesha kur të rritesha?
5. A më pëlqente shkolla e mesme?
6. A kisha ndonjë talent të veçantë si fëmijë?
7. Cili ishte libri im i preferuar si fëmijë?
8. Cili ishte filmi im i preferuar si fëmijë?
9. Cili ishte një person i famshëm që e pëlqeja shumë në fëmijëri?
10. Cili është personi i parë që kam pasur qejf?
11. Kur ishte puthja ime e parë?
12. Cila është një nga historitë më qesharake nga fëmijëria ime?
13. Cili ishte momenti im më i turpshëm i fëmijërisë?
Pyetje zbavitëse
1. Cila është gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë?
2. Cila është mënyra ime për t’i bërë të tjerët të qeshin?
3. Si mendon se do ta përshkruaja sensin tim të humorit?
4. A kam ndonjë mimikë të veçantë?
5. Kur tregohem pa dashje qesharak/e?
6. Cila është gjëja më e papjekur që më bën për të qeshur?
7. Cili është kujtimi yt më për të qeshur për mua?
8. Sa e lehtë është të më bësh të qesh?
9. Cili është momenti më i papërshtatshëm që më ke parë të qesh?
10. A jam një person që qesh shpesh?
11. Në cilin reality show do të fitoja?
Pyetje rreth miqve dhe familjes
1. Sa motra e vëllezër kam?
2. Si është marrëdhënia ime me prindërit e mi?
3. Cila është renditja ime në mesin e motrave dhe vëllezërve?
4. Sa shpesh i shoh anëtarët e familjes sime?
5. Sa shpesh takohem me miqtë e mi?
6. Cilët janë miqtë e mi më të ngushtë?
7. Cilin mik e besoj më shumë?
8. Cili është një nga kujtimet e mia më të dashura me familjen?
9. Çfarë lloj miku/eje jam?
10. Cila nga miqësitë e mia është më e ndërlikuar?
11. Kush ishte lidhja ime e parë romantike?
Pyetje rreth seksit
1. Cila është koha e ditës që më pëlqen më shumë për të bërë seks?
2. Cili është pozicioni im i preferuar?
3. Çfarë më tërheq?
4. Cili është një nga kujtimet e mia të preferuara seksuale?
5. A e konsideroj veten një person seksual?
6. Cilat janë lëvizjet e mia të preferuara?
7. Cili është orientimi im seksual?
8. Si më pëlqen të më prekin?
9. Kur ndihem më i/e dëshiruar gjatë seksit?
Duke bërë këto pyetje dhe duke ndarë përgjigjet, jo vetëm që do të krijoni një lidhje më të thellë, por edhe do të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Provoni t’i bëni këto pyetje gjatë një darke të qetë apo një fundjave të lirë.