Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, është duke shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës, pak ditë pasi anuloi koncertin në Hungari.
Ylli i muzikës është shfaqur e veshur me një fustan të tejdukshëm, teksa ka vendosur të ‘braktisë’ reçipetat.
“Oh heyyy”, shkruan ajo krahas fotos që ka shpërndarë në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi anuloi koncertin në Hungari dhe i kërkoi ndjesë fansave duke thënë se doktorët i kishin rekomanduar që “të pushojë”.
Mesa duket, Ora e ka marrë veten tashmë, dhe ka vendosur të “qetësohet” në ishullin turistik të njohur për festat e çmendura me muzikë e pije alkoolike.
lokimagazine