ShowBizzz

“Arsye ligjore”, Diskoteka në Prishtinë njofton se Noizy nuk do të performojë nesër

Reperi shqiptar, Noizy, nuk do të performojë nesër në një nga diskotekat e Prishtinës ku ishte paraparë, për shkak të “probleme ligjore”.

Reperi në fjalë, bashkë me grupin e tij rrahën para dy ditësh tikokerin shqiptar, Muhamet Iseni “Medi” dhe një familjar të tij dhe është raportuar se ai ka rënë në prangat e Policisë.

Media raportoi ekskluzivisht për këtë rast, teksa më vonë publikoi edhe pamjet brutale të “Medit” pas rrahjes.

Diskoteka ku Noizy pritej të ngjitej në skenë ditën e nesërme, njoftoi publikun se reperi shqiptar nuk do të jetë i pranishëm.

Në njoftimin e diskotekës u tha se kjo është anuluar për “arsye ligjore”, duke lënë të nënkuptohet se ai tashmë ka rënë në duart e Policisë.