ShowBizzz

Shqipja nga pushimet ka një mesazh të koduar për Blerandon

Sa ishin brenda shtëpisë më të famshme, ata u bënë çifti i ëndrrave të mijëra fansave, ndonëse realisht kishin një raport love&hate me njëri-tjetrin.

Të distancuar u shfaqën për muaj të tërë edhe pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Por, Shqipja dhe Blerando, për dëshirën e shumë ndjekësve, u bënë bashkë kur finalistja e sezonit të dytë pranoi të jetë personazhi i videoklipit të këngës ‘Katile’ të Blerandos.

Ky i fundit dje ka publikuar këngën ‘Rio&Tokyo’, emërtim ky me të cilin i krahasonin shumë gjatë kohës sa ishin brenda Big-ut ai dhe Shqipja.

Ndonëse në këtë klip ajo mungon dhe deri tani, nuk e ka shpërndarë në rrjete sociale si projekt, Hysenaj ka ngacmuar ndryshe.

Nga pushimet e verës, ajo ka nxjerrë një video në TIkTok dhe gjejeni pak cilën këngë e ka zgjedhur për ta shoqëruar klipin?

‘Bailando’ nga Enrique Iglesias ka qenë përzgjedhja e Shqipes, sigurisht jo rastësisht.

‘Bajlando’ ka qenë emërtimi me të cilin Blerando është thirrur shpesh edhe brenda shtëpisë.

Një mesazh i koduar ky nga Shqipja? Loja jashtë po bëhet po aq interesante sa ajo brenda mes dyshes, në mos më shumë!

@shqipehysenaj16 #shqipehysenaj #shqipe #🇦🇱 #viraltiktok #viralvideo #eagle #fypシ #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 #albanian #viral #tiktok #fy #🌊 ♬ som original – lyricfeelingss



ks