Rrjetet sociale u vërshuan me video nga koncerti i Adeles në Munich, ku këngëtarja vendosi të ndalonte performancën për të përfshirë transmetimin e finales së garës në Lojërat Olimpike në Paris.
Adele njihet si një këngëtare e cila krijon momente të paharrueshme për publikun e saj gjatë performancave dhe një prej tyre sigurisht ka ndodhur në koncertin e fundit.
Këngëtarja britanike këtë muaj do të këndojë dy herë në javë në Munich dhe duket se tashmë në koncertin e parë ka krijuar një moment viral.
Adele vendosi të mos lejojë që koncerti ta ndalojë atë të ndjekë finalen e 100 metrave për femra.
Këngëtarja ndaloi koncertin dhe gara nga Parisi u shfaq në ekranin e madh në skenë.
“Vetëm Adele mund ta bëjë këtë”, ka shkruar një përdorues i Twitter-it, duke shpërndarë një klip nga koncerti.
Megjithatë, shumë mbetën të hutuar duke pyetur se për kë po kërkonte Adele.
Duke marrë parasysh se aty ishte një përfaqësuese e Britanisë së Madhe, por, mesa duket, ajo brohoriste për konkurrenten nga ShBA.
Këngëtarja performoi në arenën e hapur Messe Munchen prej 80 mijë vendesh dhe pas një sërë shfaqjesh në Gjermani, Adele do të rikthehet në rezidencën e saj në Las Vegas, e cila do të zgjasë nga 25 tetori deri më 23 nëntor.
only adele would play the olympics during her show pic.twitter.com/NFkMRWEEJ1
— fran🪐 || she/her (@__fransje) August 3, 2024