ShowBizzz

A do ta sfidojë Noizy edhe sot shtetin? Organizohet koncert në Gjilan

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

Burime të Insajderit kanë treguar se policia është duke e kërkuar intenzivisht për të arrestuar reperin.

Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet-arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

Pavarësisht se po kërkohet nga organet e rendit, emri i Noizyt po figuron nëpër ndeja. Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert atje.

“A e keni prit edhe ju ni suuper artist e me dhez Stopin. 5 Gusht – @noizy. Rezervoni TANI!” – thuhet në postimin e lëshuar pak pas orës 22:00.



ks