ShowBizzz

“Po ma bjen punën me t’hekë me duar t’mija”-26-vjeçari në Fushë Kosovë e kërcënon ish bashkëshorten

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 26-vjeçare në Fushë Kosovë, e cila e ka denoncuar ish bashkëshortin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se është kërcënuar seriozisht nga ish burri, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Bazuar në deklaratën e saj, i dyshuari i ka thënë se “po ma bjen punën me t’hekë me duar t’mija…”, thonë tutje të njëjtat burime.

Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale ‘Kanosje’.



ks