Cardi B ka konfirmuar në dosjen e divorcit të dorëzuar në gjykatë se Offset është babai i foshnjës të tretë.
Në të dhënat e tjera të dosjes, thuhet se çifti edhe pse në proces divorci, është në pritje të fëmijës së tretë bashkë. Këngëtarja po kërkon mbështetje nga Offset, për të tre fëmijët, pasi Cardi B dhe reperi janë njëherësh edhe prindër të vajzës Kulture dhe djalit Wave.
Reperja e dha lajmin e shtatzënisë vetëm pak orë pasi kishte bërë kërkesën për divorc. Në postimin e saj në Instagram, ajo shkroi:
“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para.”
Offset dhe Cardi B u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas dyshja u pajtuan.
ks