Xhesika dhe Denisi janë padyshim një ndër çiftet më të njohur në Shqipëri, jo vetëm prej njohjes së tyre në “Love Island” por edhe për video-t e bukura virale që ata bëjnë në rrjetet sociale.
Mirëpo duket se kjo romancë e bukur e tyre ka marrë fund, të paktën kështu ka lënë të kuptohet një postim i Xhesikës pak më parë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Xhesika falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur, teksa më tej shton: “Më paralajmeruat se po beja zgjedhjen e gabuar. Kishit te drejte”.
Sa i përket Denisit, nuk ka ende një reagim prej tij.
lokimagazine