Aktorja Shota Baraliu ka folur për periudhën në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo i është rikthyer eksperiencës në këtë format, teksa në një intervistë thekson se ka qenë vetvetja.
Bukuroshja nga Suhareka shtoi se brenda nuk është gjykuar për moral dhe se nuk e ka tepruar në asnjë gjë.
“Faleminderit Zotit unë nuk jam gjykuar për moral aty, unë jam një femër që nuk kam pasur fjalor banal brenda. Aty brenda do të thotë nuk kanë pasur shansa të më shohin banorët në bikini”, u shpreh ajo.
Ish-konkurrentja ndër tjerash tha: “Ne brenda e tregojmë vetveten. Ne iu tregojmë njerëz si rrimë në shtëpi. Realitetin e tregojmë brenda”.
Baraliu është pëlqyer tejet shumë për mënyrën se si është paraqitur në atë reality shou.
Kujtojmë që fitues u shpall reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.