Duket se ndarja e çiftit të famshëm të Hollywood Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk është aspak miqësore dhe se në marrëdhënien e tyre tashmë nuk ka më vend shprehja ‘do të mbetemi miq’. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se nuk po flasin më farë me njëri tjetrin, pasi ata luftojnë për të arritur një marrëveshje për ndarjen e tyre. Aktori 51 vjeçar i ‘Good Will Hunting’ ka qenë në titujt kryesorë së bashku me gruan e tij 55-vjeçare, Jennifer, duke u përfshirë në thashethemet e divorcit pasi DailyMail.com zbuloi ekskluzivisht se dokumentet ishin ‘finalizuar, por ende nuk ishin dorëzuar’. Në muajt e fundit, çifti dikur i dashuruar i cili më parë ka patur një lidhje romantike nga viti 2002 deri në 2004, janë fotografuar pa unazat e martesës dhe tani duket se do të vazhdojnë me divorcin e tyre pasi një përpjekje e fundit për pajtim dështoi. Sipas burimeve raportohet se çifti ka ndërprerë të gjitha lidhjet me njëri-tjetrin. Sipas TMZ, këngëtarja e ‘Love Don’t Cost A Thing’ dhe ylli i ‘Gone Girl’ kanë pushuar së foluri fare me shoshoqin duke e bërë edhe më të vështirë për çiftin arritjen e një marrëveshjeje.
bal