ShowBizzz

Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn dhe DJ-in e tij

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim reperin e njohur Noizy dhe DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktarin.

 

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ata po kërkohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Ndryshe, Policia e Kosovës që nga dje është vënë në kërkim të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, pasi i njëjti nuk është paraqitur për intervistim para organeve kompetente ashtu siç ka paralajmëruar avokati i tij.

Reperi ështt kërkuar mbrëmë banesën e Bahtjar Bajraktarit, DJ-it të tij, i cili jeton në Prishtinë. Policia në këtë lokacion mbrëmë ka lënë edhe ftesën për DJ CARXX, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në përleshjen që ndodhi para disa netësh në një klub nate në Pejë, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Ndryshe, Noizy sonte do të performonte në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin.

Por, Noizy nuk është ndalë dhe ka njoftuar datën e koncertit tjetër i cili sipas tij do të mbahet më 7 gusht, në Sarandë.



ks