ShowBizzz

Pas aksidentit me biçikletë, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt lirohet nga spitali

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, thuhet se ka dalë nga spitali.

20-vjeçari u lirua disa ditë pasi u përplas me biçikletën e tij elektrike në Los Angeles, tha një burim për People.

Burimi theksoi se Pax – të cilin Jolie, 49 vjeçe, e ndan me ish-burrin e saj Pitt – “pësoi trauma komplekse” në aksident.

“Dhe tani fillon rruga e gjatë e rimëkëmbjes dhe terapisë fizike”, shtoi tutje burimi.

Pax dhe nëna e tij “janë thellësisht mirënjohës për veprimin e shpejtë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm mjekësor që mori”.

Pesë vëllezërit e motrat e Pax-it gjithashtu “e kanë vizituar dhe ndihmuar” atë që nga aksidenti.

“Ata janë të gjithë pranë njëri-tjetrit”.

Pax përfundoi në spital më 29 korrik.

Sipas TMZ, ai po ngiste biçikletën e tij në bulevardin Los Feliz në orën 17:00 kur ai u përplas në pjesën e pasme të një makine që ishte ndalur në një semafor të kuq.

Pax, i cili dyshohet se nuk mbante helmetë, plagosi ijën dhe kokën, pohuan dëshmitarët.

Mjekët thuhet se kishin frikë se Pax pësoi një gjakderdhje të vogël të trurit në aksident, por TMZ raportoi se ai ishte në gjendje stabile.