Kuriozitete

Dolce & Gabbana prezanton për herë të parë një parfum për qentë

Dolce & Gabbana ka prezantuar një parfum për qentë që mban emrin e njërit prej themeluesve të saj. “Fefe” është pa alkool dhe marka luksoze thotë se është testuar për sigurinë dhe është miratuar nga veterinerët.

Parfumi kushton €99 dhe përshkruhet si një “kryevepër kundërmuese” me ylang ylang, myshk dhe “nuanca kremoze” të drurit të sandalit.

Shishja ka një putër të larë me flori 24-karatësh dhe thuhet se është frymëzuar nga “dashuria e pakufishme e mikut besnik të Domenico Dolce, Fefe”.

Sipas kompanisë, parfumi ka një “prekje luksoze, duke e bërë çdo shëtitje një bashkim të aromës dhe modës”.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana themeluan D&G në vitin 1985 duke e kthyer në një nga markat më të famshme në botë. Kompani të tjera shesin gjithashtu parfume qensh me çmim më të lirë, por mendohet se kjo është hera e parë që një shtëpi e madhe mode ka prezantuar një produkt të tillë.

Parfumi për njerëzit nuk mund të përdoret te kafshët pasi kimikatet mund të shkaktojnë irritim dhe të jenë të pakëndshme për to.