Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar lidhur me rastet e konstatuara në Shqipëri me virusin e njohur si “Ethet e Nilit”.
Përmes një videomesazhi nga Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë, dhe të zbatojnë masat mbrojtëse.
Ministria bën me dije se infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara.
“80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. MSHMS së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinfektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, thuhet në reagim.
Për më shumë informacion rreth virusit, klikoni linkun: Masat për Ethet e Nilit Perëndimor