Fëmijëria dhe adoleshenca në një familje të pasur, takimi dhe martesa me Princin Uilliam dhe më pas lindja e tre fëmijëve, përkushtimi ndaj Kurorës dhe zbulimi i kancerit, përballuar me dinjitet të heshtur. Asgjë nuk mungon tek “Catherine, Princesha e Uellsit”, biografia më e fundit për mbretëreshën e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar, e publikuar më 1 gusht në mbarë botën.
Autori është gazetari britanik Robert Jobson, një nga ekspertët kryesorë mbi Windsor-ët. Ndër librat e tij, më të shiturit janë “Mbreti ynë Charles III: Njeriu dhe Monarku”, kushtuar në 2023 Mbretit Charles i cili sapo kishte hipur në fron, dhe “William në të 40-at: Krijimi i një monarku modern”, në ditëlindjen e 40-të të William.
Një ‘luftë’ e vërtetë
Tonet e librit janë të buta dhe shkrimtari ka meritën e vlerësimit të situatës në një nga plagët më të thella për monarkinë, marrëdhënien e humbur midis princave të Uellsit William dhe Kate dhe Dukës së Sussex Harry dhe Meghan. Një grindje me të vërtetë mbretërore, e cila nis nga diçka e përsëritur nga vetë Jobson: “Katërshja përrallore” ishin një koncept i krijuar nga media.
Në të vërtetë ata nuk kanë ekzistuar kurrë”. Madje, kur nisën të shfaqeshin bashkë në publik, dy çiftet tashmë ishin të ndarë për gjithçka. Kishte tension mes vëllezërve për shkak të nxitimit të Harry-t për t’u martuar: «William i tha në konfidencë atij se mendonte se ishte më mirë t’i jepte Meghanit më shumë kohë për t’u mësuar me stilin e jetës mbretërore dhe i sugjeroi ta merrte më ngadalë.
Harry e mori si fyerje. Që nga ai moment marrëdhëniet mes të dyve filluan të përkeqësohen”, rindërton historinë autori.
Kaq shumë meskinitete
Risia e librit është përmendja e gabimeve të bëra edhe nga William dhe Kate, të cilat shtypi britanik tenton të mos i njohë. “Ka të ngjarë që me ardhjen e Meghan, William dhe Catherine të kenë ngritur në mënyrë të pandërgjegjshme stekën, me një çift të ri mbretëror në qendër të vëmendjes. U qarkulluan thashetheme për çikërrima dhe xhelozira. Dhe ndërsa pjesa më e madhe e publikut e konsideronte Meghan-in si një frymë të re, të paktën në fillim, kishte pak “fodullëk” nga ana e zyrtarëve të oborrit dhe madje edhe nga familja”, pranon Jobson.
Ndër shkaqet e tensioneve raportohet edhe “shpirti konkurrues i Williamit”. Një xhelozi e pazgjidhur mes vëllezërve, me më të madhin që përpiqet të pengojë Meghanin të përdorë bizhuteritë e Dianës, duke ngritur duart mbi Harryn ose duke u acaruar kur aktivitetet e Dukës mbivendosen me të tijat. “Disa anëtarë të stafit të Charles-it e panë si argëtuese që Williami ndihej i ofenduar”, sepse “ai rrallë kishte treguar respekt ndaj babait të tij”.
Më bëri të qaj për një fustan
Edhe kunatat e ardhshme nuk kishin shumë të përbashkëta. Njëra britanike, tjetra amerikana, me pasojat e pashmangshme kulturore. Ajo që për njërën ishte shenjë bashkëpunimi, për tjetrën ishte vrazhdësi. “Kur, pasi kishte harruar shkëlqyesin e buzëve, Meghan i kërkoi Katerinës t’i jepte hua të sajin, dukesha u “çudit” dhe ia dha me ngurrim”, kujton Jobson. “Catherine u acarua kur Meghan i tha se kishte harruar një detaj për organizimin e dasmës, sepse kishte tru foshnje”, një shprehje amerikane që i referohet çrregullimeve hormonale pas lindjes.
“Nuk jemi aq të afërta sa të flasim për hormonet e mia”, u përgjigj ajo. Dhe më pas Meghan që e bën Kate të qajë në prag të dasmës për shkak të fustanit të nuseve të Charlotte. Oprah Winfrey-t, në TV, Meghan ia tha së prapthi këtë.
Ndarja e fundit vjen me intervistën me Oprah, në të cilën Dukët e Sussex folën për dyshimet e një anëtari të familjes mbretërore për ngjyrën e lëkurës së Archie. Një racizëm “i pavetëdijshëm”, sqaroi më vonë Harry, por dëmi ishte bërë tashmë.
Për William, akuza ishte si një tradhti, edhe sepse pas publikimit të librit të Omid Scobie, Endgame, Kate u identifikua gabimisht si autorja e komenteve raciste. A do të ketë pajtim? Jobson nuk guxon të hamendësojë. Kate tani duhet të mendojë vetëm për t’u ndjerë mirë.