Armando Broja ka nisur planet për të ndërtuar shtëpinë e re të ëndrrave e cila do të jetë e kompletuar me kinema, pishinë dhe SPA. Sulmuesi shqiptar është duke jetuar në një shtëpi të vjetër me katër dhoma në një pronë private në Surrey, jo shumë larg qendrës stërvitore të Çelsit.
Por tani lojtari i Kombëtares ka plan për të shpenzuar 1.8 milionë paund për t’i hapur rrugë një shtëpie luksoze, e cila do të ketë brenda saj edhe një dyqan këpucësh dhe veshjesh.
Broja shpreson të ndërtojë një shtëpi luksoze me pesë dhoma gjumi si edhe me një zonë lojërash dhe argëtimi ku do të jenë të përfshira: kinema, palestër, pishinë dhe spa.
Projekti për shtëpinë do të ketë gjithashtu një korridor të madh në hyrje, e ndarë me dy lartësi dhe një tarracë të mbuluar me pamje nga natyra.
Sulmuesi i Çelsit ka aplikuar në këshillin lokal për lejë planifikimi për një ndërtesë dy katëshe të ndarë me dhoma, dritare dhe një garazhd.
Ndërkohë agjentët e tij të planifikimit janë shprehur: “Propozimi parashikon një formë zhvillimi që është në përputhje me pamjen e zonës përreth sa i përket madhësisë, lartësisë dhe dizanjit të saj. Propozimi do të jetë i një standardi të lartë aktitekture, prandaj do të përmirësojë ndjeshëm skenën ekzistuese të rrugës dhe do t’i shtojë vlerë pozitive zonës ekzistuese.
Shtëpia ekzistuese ka një dhomë lojërash, të rehatshme, dyqan verërash dhe dhomë ndenjeje me oxhak guri dhe zjarr të hapur. Por, ndërtimi i ri i propozuar do të ketë pompa nxehtësie me burim ajri, energji diellore, një sistem rikuperimi të nxehtësisë dhe ngrohje nën dysheme”.
Të dhënat e Regjistrit të Tokës tregojnë se Broja pagoi 1.8 milion £ për blerjen e truallit në dhjetor, vetëm një muaj para se të huazohej te Fullhemi.