Kopertina e “Chi” këtë javë i kushtohet Chiara Ferragni-t, protagonistes së historisë më të përfolur të dashurisë së verës dhe revista italiane ka publikuar imazhet ekskluzive të influencueres me menaxherin e modës Silvio Campara. Pikërisht nga ky takim, i cili u zhvillua në fillim të qershorit, gjithçka nis: pak ditë më vonë menaxheri është në krizë me gruan e tij ndërsa kanë nisur të qarkullojnë zërat se mes tij dhe Ferragnit ka nisur një flirt dashurie.
Aktualisht Chiara Ferragni ndodhet në Greqi në ishullin Mykonos me familjen e saj ndërsa Silvio Campara, 45 vjeç, duket se ndodhet në Forte dei Marmi me fëmijët dhe prindërit, por pa gruan.
Silvio Campara, 45 vjeç, CEO aktual i markës luksoze të këpucëve Golden Goose, vjen nga një familje artizanësh dhe njihet si personazh që nuk i pëlqen jeta publike. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë por prej qershorit thuhet se mes tij dhe bashkëshortes ka një krizë në raportin e tyre.
Nga ana tjetër, ish-burri i Ferragni-t, Fedez thuhet se ka nisur një romancë me modelen Garance Authiè.
Galeria fotografike
bal