ShowBizzz

“Më kanë ngacmuar 80% e estradës”- Ronela Hajati rrëfen jetën sentimentale

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e intervistuar për ‘Pushime On Top’ ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj e kanë ngacmuar 80% e estradës shqiptare. Ronela është shprehur se në këtë kohë që flasim ajo nuk është duke flirtuar me askënd dhe se e ka shumë të vështirë të bjeri në dashuri për shkak të moshës.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.