Shëndetësi

Çka është virusi “Ethet e Nilit” dhe cilat janë simptomat?

Pas 13 vitesh është rikthyer në Shqipëri virusi “Ethet e Nilit”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më tani janë 17 persona të infektuar, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë në Lushnje, Fier e Kurbin.

Kjo dëshmon se harta e përhapjes së këtij virusi në vendin tonë është e zgjeruar.

Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes nga mushkonjat, pasi nuk gjendet ende një vaksinë pë virusin.

Deri tani, nga Ethet e Nilit Perendimor rastet më të shumta janë shënuar në Serbi, ku 100 persona janë të sëmurë dhe 9 të tjerë kanë vdekur.

Kjo situatë ka prekur edhe Rumaninë, Hungarinë dhe Italinë, ndërkohë që në Greqi gjendja paraqitet më emergjente.

Në shtetin grek janë raportuar të paktën 55 raste si bartës të këtij virusi, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Mjekët thonë se format më të rënda të kësaj sëmundjeje paraqiten vetëm tek 1% e nga pacientëve të infektuar.

Por cilat janë disa nga simptomat e para të këtij virusi?

Simptomat:

80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.

20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:
Ethe

Dhimbje koke

Lodhje

Dhimbje trupi

Dhimbje të kyçeve

Vjellje

Dhimbje në sy

Rrash (skuqje e lëkurës)

Rreth 1% e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:

Encefalit (inflamacion i trurit)

Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore)

Paralizë

Disa raste mund të jenë fatale, sidomos tek personat e moshuar apo ata me sistem imunitar të dobësuar.

Parandalimi i sëmundjes përfshin shmangien e pickimeve nga mushkonjat përmes përdorimit të repelentëve, mbajtjes së rrobave mbrojtëse dhe eliminimit të vendeve ku mushkonjat mund të shumohen (ujëra të ndenjur).

Ethet e Nilit Perëndimor janë të zakonshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut./Telegrafi/