Reperi Stresi ka publikuar pak më parë një video në rrjetet sociale.
Në videon në fjalë, ai ka një mesazh për Ministren e Drejtësisë së Kosovës, pasi shtëpia e tij u rrethua nga “500 policë”.
“E nderuar Ministre! A e keni parë që tre vjet se si po kërcënohemi ne nëpër rrjete sociale? Se si po na kërcënohet motra? Nëse jeni feministe sadopak dhe e doni forcën e gruas, futuni pak në TikTok dhe mblidhini të gjitha videot dhe kërcënimet që shajnë gratë nga një pervers 40-vjeç me fëmijë!
Edhe që se kemi prekur hiç! Dhe ju çoni urdhër arresti me ardh me na arrestu ne në Shqipëri? 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë time. A jeni normal ju? E nderuar Ministre, je e re, turp e marre ju koftë! Me mua shumë vështirë!”, thotë Stresi.
lokimagazine