Reperi Stresi është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Kjo për shkak se është i dyshuar se ndihmoi që një tiktoker të rrihej në një klub nate në Pejë gjatë javës së kaluar.
Pavarësisht kësaj, ai bëri një postim në Instagram, gjegjësisht në Instastory, ku publikoi një pjesë të bisedës me Alba Vukajn, e cila e ftoi në emisionin e saj televiziv.
Në chat ai e pyet Albën se ku bëhet emisioni, dhe ajo i përgjigjet që në Kosovë.
Më pas reperi ia dërgon postimin e Policisë së Kosovës, ku shihet se ai është i kërkuari, dhe i shkruan “A ja vlen me ardh me ba burg për ty”, duke e pasuar me një të qeshur.
ks