
Lajm i keq për Nelly-n. Reperi u arrestua në Misuri dhe sipas policëve të shtetit ai ishte përfshirë droga të paligjshme. Nelly u arrestua herët në mëngjesin e së mërkurës për disa vepra; posedim të katër pilulave ekstazi, mungesën e siguracionit të makinës dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit. Reperi 49 vjeçar i hitit të njohur ‘Hot In Here’ u arrestua në Maryland Heights një periferi jashtë St. Louis, vendlindjes së Nelly.
Sakaq mediat e huaja shkruajnë se ata kanë kërkuar shpjegime dhe detaje nga policia dhe përfaqësues të reperit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk dihet se ku ndodhet aktualisht Nelly.
bal