Taylor Swift ka anukuar tre koncerte në Austri pasi dy të dyshuar u arrestuan për komplot të dyshuar për sulm terrorist në konvertet e yllit në Vjenë
“I dyshuari kryesor një 19-vjeçar u arrestua në Ternitz, në jug të Vjenës, dhe personi i dytë në kryeqytetin austriak”; ka raportuar Franz Ruf, drejtori i përgjithshëm për sigurinë publike në Ministrinë e Brendshme austriake. Ylli i popit, 34 vjeç, do të performonte në Ernst-Happel-Stadion të Vjenës më 8, 9 dhe 10 gusht dhe me gjithë rritjen e masave të sigurisë organizatorët vendosën t’i anulonin koncertet.
Të dyshuarit, të cilët dyshohet se u radikalizuan në internet po planifikonin të sulmonin Vjenën, ndërsa 19-vjeçari kishte një fokus të veçantë në koncertin e Swift në Vjenë. 19-vjeçari kishte premtuar një betim për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në fillim të korrikut.
bal