ShowBizzz

Reagon Rike Roçi pasi u përfol për një romancë me vëllain e Meriton Mjekiqit

Ish- banorja e ‘Big-Brother Vip3’ Rike Roçi, së fundmi është përfolur nga mediat se pushimet e saj po i kalon me vllain e Meriton Mjekiqit, Rinor Mjekiqin dhe se ata kanë nisur një romancë dashurie së bashku.

Mirëpo Rikja ka vendosur të reagojë vetë për këtë situatë duke ju dhënë fund të gjitha thashethemeve.

Me anë të një postimi në ‘InstaStory’ ajo ka sqaruar njëherë e mirë se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite.

“Më ndodh gjithmonë të lexoj gjëra për veten që as unë vetë nuk i di. Di që jam në Sardenja me pushime, me familjen time. E vërtetuar kjo nga nga ‘story-t’ që postoj gjithmonë me mbesën time,” -është shprehur ajo.

Ndër të tjera ish-banorja e BBV ka shtuar se Rinorin thjesht e njeh por nuk ka asgjë mes tyre.

Patjetër e njoh Rinorin po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione fallso se më keni lodhur,”-përfundon Rikja.



lokimagazine