Reperi Stresi i dërgoi një mesazh nëpërmjet një videoje Ministres së Drejtësisë ditën e djeshme.
Mirëpo duket se reperit nuk i del e keqja me të.
Sot, ai i ka dedikuar disa fjalë të tjera teksa në një postim në InstaStory shkruan:
“Nuk me takon me Fol per çeshtjet e brendshme te kosoves por ma mire ekstrado trupin e fatonit sesa me u marr me Ne. Sa njerz rrehen çdo dit si anej si knej a duhet me i ekstradu???? Hajgare ste vjen marre. Kjo eshte me shum ego E jotja se sa drejtesi”.
Ndërsa në një tjetër Story për “Eurofast” ai shkruan: “Kujdes mos i hipni kalit mbrapsht! Ju sugjeroj të mos më afroheni sepse do të bëhet nami kaq po ju them. Ju keni punën tuaj por të vini të më kapni mua pa faj vetëm sepse i teket Ministres, jooo s’do ta lejoj! Çohet kjo zdralica thot ekstradim a thua se kemi vrarë njerëz!!”.
lokimagazine