ShowBizzz

Nuk mbaron me kaq/ Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Samantha Markle, motra e Meghan Markle, e ka paditur sërish dukeshën. 59-vjeçarja, e cila ka të njëjtin baba me Meghan, thotë se dukesha e Sussex e ka dëmtuar atë. 59-vjeçarja po apelon kundër një vendimi të gjykatës që refuzon pretendimin e saj se Meghan e bëri atë të ishte një ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese e famës’.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara në The Sun, Samantha pretendon se motra e saj e ka shkatërruar imazhin e saj publikisht dhe në shkallë globale. Në dokumente, Samantha zbuloi gjithashtu se pretendimet e Meghan kanë dëmtuar reputacionin e saj personal dhe profesional pasi ajo ka hasur në “vuajtje të pamëshirshme në internet”.

“Ajo ia ka dalë që Samantha të mos mund të punojë, madje as të shijojë aktivitetet më të zakonshme, si të shkojë në dyqane ushqimore pa u ngacmuar”, shkruhet në dokumentin që avokati i Samantës ka çuar në gjykatë.

Gjatë intervistës së Meghan 2021 me Oprah Winfrey, ajo tha se Samantha e ndryshoi emrin e saj në Markle vetëm pasi Meghan nisi romancën me Harry-n. Duke iu kthyer deklaratës së Meghan se Samantha ndryshoi emrin e saj nga Rasmussen përsëri në Markle pasi Dukesha filloi të takohej me Harry-n, kjo është e vërtetë dhe se sipas gjykatës pretendimet e Samanthës për prishje imazhi janë të pabaza. Meghan u padit nga gjysmë motra e saj për 70 mijë euro.