Masa për Noizyn dhe DJ e tij, Crax, të cilët po kërkohen nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.
U raportua se seanca e tyre po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.
Ata më pas gjatë kësaj kohe pritet të ekstradohen në Kosovë, ku edhe janë të akuzuar me veprën ‘lëndim i rëndë trupor’.
Postimi
Në rrjete sociale tashmë ka nisur një fushatë nga personazhe publike, ku po kërkojnë drejtësi për reperin.
Një reagim për këtë e ka bërë edhe këngëtarja Morena Taraku me anë të një postimi të ndarë në InstaStory.
“Të jetë i lirë, Noizy”, ka shkruar ajo.
Në mbrojtje i kanë dalë disa nga artistët si: Varrosi, Loredana Zefi, Elgit Doda, Romeo Veshaj etj.