LifeStyle

A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë

Këngëtari i njohur Arkemind Lushaj, ndryshe Stresi, ka bërë sërish një reagim ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës.

Në një reagim në InstaStory, Stresi i thotë ministres Haxhiu se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të.

“Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’të vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, ka shkruar Arkimed Lushaj.

Më tej, Stresi ka bërë reagim edhe ndaj njësisë Fast Kosova.

“Kujdes, mos i hipni kalit mbrapsht ju sugjeroj mos u afroni se do bëhet nami kaq po ju them…Ju keni punën tuaj respekt, por të vini dhe të më kapni veç pse i teket ministres jo, s’do ta lejoj. S’kam fjetur që dy vjet gjumë rehat prej sharjeve e kërcënimeve, çohet kjo zdralica thotë ekstradim, a thua kemi vra njerëz. Në Shqipëri më njeh e gjithë Policia e Shtetit (gëzoj respekt edhe për ata) por s’do t’i lejoj veç pse i teket ministres. Shko bëj biznes me serbët, pastaj lija gjykatës këto punë e bashkëpunonim e Gjykatën e Tiranës, zgjidhni problemin”.