ShowBizzz

Reagon avokati i Noizyt dhe “rrëzon” akuzat e prokurorisë së Pejës: Nuk kanë guxim…

Besnik Berisha, avokati i Noizyt i cili ndodhet në paraburgim pas një sherri të ndodhur në Pejë, ka reaguar duke thënë se urdhërarresti është i paligjshëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, avokati shprehur se ndryshe nga sa është raportuar, Medi Iseni ka dëmtim të lehtë trupor.

Sipas tij Prokuroria Themelore e Pejës nuk mundet të sigurojë dot as një akt ekspertim për plagosje të rëndë ndaj Medi Isenit.

Reagimi i avokatit të Noizyt:

Dy fjalë për Noizyn meqë urën e “hapëm” . Noizy kunderligjshëm pandehet për lëndim te rëndë trupor dhe kjo do te provohet në të ardhmen e afërt.

I dëmtuari në këtë rast ka pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore, ndonëse jo për fajin e Noizyt e as për shkak të përfshirjes se tij në këtë incident.

Lëndimi i lehtë trupor nuk justifikon urdhërarrestin dhe as paraburgimin. Pikë!

Siç duket Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësore t’i sigurojë aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kanë me çka .

P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se unë si avokat i Noizyt u përgjigjem kur të doni.



lokimagazine