Ekspertët kanë ngritur shqetësimin e trendit më të ri të rrjeteve sociale, përdorimi i ujit me sodë buke për përfitime shëndetësore dhe si mënyrë dietike, sidomos për fitnes. Ata theksojnë se duhet më parë konsultimi me mjekun, pasi ka dhe rreziqe
Rrjetet sociale njihen si mënyrë ndikuese në jetën e përditshme, me këshillat dhe eksperiencat që përdoruesit ndajnë me njëri tjetrin.
Por shpesh praktika të caktuara janë konsideruar të gabuara, pavarësisht efekteve pozitive që mund të shfaqin.
Së fundmi, ekspertët kanë ngritur shqetësim mbi përdorimin e gjerë dhe pa kontroll të ujit me sodë.
Trendi më I ri në internet, që sipas përdoruesve përmirëson performancën e tyre në stërvitje , refluksin e acidit, nivelet e energjisë dhe më shumë.
Mirëpo specialistët theksojnë nevojën për kujdes, për shkak të kimisë së sodës së bukës dhe asaj të trupit, dhe ndërveprimit të ndjeshëm midis të dyjave që shpesh mund të rezultojë dëmtuese.
‘Vetëm për shkak se soda e bukës prodhohet nga përbërës natyralë nuk do të thotë se është e sigurt për t’u gëlltitur pa kontroll’ shprehen ata.
Gjithmonë duhet të konsultohuni me mjekun për t’u siguruar që një praktikë e re shëndetësore është e duhura për ju pasi trupi i çdo personi është i ndryshëm.
Teksa përdorimi i tepërt i përbërjes mund të nxisë stomakun tuaj të prodhojë tepër acid, si parapërgatitje edhe në rastet kur e ndaloni konsumin.
Soda e bukës, e njohur zyrtarisht si bikarbonat natriumi, është një substancë alkaline e përbërë nga natriumi, hidrogjeni, karboni dhe oksigjeni dhe mënyra kryesore se si mund të jetë e dobishme për çështje të tilla si refluksi i acidit, është neutralizimi i acidit.